Janë gjetur 22 trupa të pajetë në një anije në Detin Mesdhe, përkatësisht në brigjet e Italisë, kanë bërë të ditur Mjekët pa Kufij.
Njëzetenjë gra dhe një burrë janë gjetur “në një pishinë karburantesh dhe ujit” në fundin e anijes, ka thënë organizata bamirëse, njofton REL.
Sipas saj, ata kanë qenë në anije “për orë të tëra”.
Mbi 200 persona të tjerë që kanë qenë në anije, janë shpëtuar nga ekipet e Mjekëve pa Kufij. Në mesin e tyre kanë qenë 50 fëmijë.
Shifrat e fundit çojnë në mbi 80,000 numrin e migrantëve që kanë arritur në Itali këtë vit, ka thënë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.