22-vjeçarja në Pejë në gjendje të rëndë pasi u godit nga vetura, shofer dyshohet të jetë një polic - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    22-vjeçarja në Pejë në gjendje të rëndë pasi u godit nga vetura, shofer dyshohet të jetë një polic

    Insajderi
    01 April 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një këmbësore e moshës 22-vjeçare është goditur nga vetura në fshatin Qyshk të Pejës përgjatë së martës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka theksuar se 22-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja merr vesh se shoferi është zyrtar policor.

    Gashi ka njoftuar fillimisht se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.

    “Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark