
“Ky titull intelektualit, humanistit dhe atdhetarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, i jepet për flijimin e tij deri në vetëmohim për çështjen kombëtare, për kontributin e jashtëzakonshëm prej humanistit dhe për sakrificat sublime për arsimin kulturën dhe shkencën shqiptare”.
Ne emër të zotit Demaçi , ishte nipi i tij Diell Demaçi, që e pranoi titullin nga rektori i Universitetit ,Vullnet Ameti.
Me këtë rast, fjalë përshëndetëse patën edhe ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla, njofton RTK.
Vendimin për shpalljen e zotit Adem Demaçi, Doctor Honoris Causa,i Universitetit te Tetovës, përmes një telegrami e përgëzoi edhe presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, duke theksua e se “Me qëndresën e tij, Adem Demaçi u bë simbol i lirisë filozofike kombëtare dhe universale, sepse për realizimin e lirisë ai u përkushtua në të gjitha fazat jetësore”.
Ditë më parë në këtë universitet është mbajtur edhe një simpozium shkencor me temë ”Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe Intelektualizmi”, kushtuar veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare. /Insajderi.com