Ky vendim u konfirmua të premtën nëpërmjet e-mailit zyrtar nga një zëdhënës i prodhuesit kanadez.
Largimet nga puna do të prekin 75 fabrika prodhimi në Florida shkruante uebfaqja zyrtare e shtetit të Floridas.
Vetë BlackBerry konfirmoi se largimi nga puna preku edhe Gary Klassen, themeluesin e platformës së komunikimit BBM. Besohet se impaktin më të lartë, shkurtimet e vendeve të punës e kishin në zyrat e BalckBerry 10, një hipotezë kjo e mbështetur edhe në bazë të deklaratave të fundit të ekzekutivëve të kompanisë.
Një gjë është e sigurtë, përditësimet në BlackBerry 10 nuk do të mungojnë. Në shtatorin e vitit të kaluar, kompania largoi nga puna 200 vetë nga stafi i divizionit të dizajnit dhe harduerit për paisjet BB10.
Telefonët e parë me BB10 filluan të shfaqeshin në Janar të 2013-tës por që u dorëzuan shumë shpejtë përballë popullaritetit në rritje të Apple iPhone dhe Android.
Marrë nga: Cio.al