23-vjeçari rrah shefin e Europol Tirana, veç pse e parakaloi me makinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    23-vjeçari rrah shefin e Europol Tirana, veç pse e parakaloi me makinë

    Insajderi
    22 March 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktarin.

    Ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt.

    Prokuroria e Tiranës sqaron se Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

    Pas këtij momenti ata kanë zbritur nga mjeti dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

    I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

    Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar.

    Ndërsa për dhunën e ushtruar, pretendon se ishte për vetëmbrojtje pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

    Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark