23 vjeçarja bie nga kati i katërt në Fushë Kosovë – dyshohet se po pastronte dritaret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    23 vjeçarja bie nga kati i katërt në Fushë Kosovë – dyshohet se po pastronte dritaret

    Insajderi
    29 May 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi, shkruan Insajderi.

    Burime të Sinjalit, bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si A.Si dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

    E reja është gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

    Sipas burimeve mjekësore, ajo është jashtë rrezikut për jetë, por ndodhet në gjendje serioze shëndetësore.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale dhe se nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë apo i dyshuar.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga njësitet relevante në bashkëpunim me Prokurorinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark