23 vjetori i masakrës, Komuna e Deçanit organizon vizitë në Burgun e Dubravës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    23 vjetori i masakrës, Komuna e Deçanit organizon vizitë në Burgun e Dubravës

    Insajderi
    21 May 2022 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Deçanit sot ka organizuar një vizitë në Dubravë në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës.

    Këtë e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili dha edhe detaje për organizimin.

    “Me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Burgut të Dubravës, masakrës më të madhe nga regjimi serb, në të cilën 160 të burgosur janë vrarë, kurse 300 janë plagosur, komuna e Deçanit organizon shkuarjen në mënyrë të organizuar me autobus nga qendra e qytetit, në ora 9:30! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ramosaj.

    Më 22 maj, forcat serbe rreshtuan të burgosurit në oborr dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje. Masakra vazhdoi deri më 24 maj 1999.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark