23 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    23 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

    Insajderi
    14 December 2021 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

    Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, te vendi i quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

    Në luftimet e pabarabarta, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

    Dëshmorët e UÇK-së, të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998./KP


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark