‘’Kriza politike dhe institucionale në Kosovë është shkaktuar nga marrëveshjet e Qeverisë që e cenojnë sovranitetin e integritetin territorial e institucional të vendit’’, ka shkruar Krasniqi.
Më tutje në shkrimin e tij thuhet se insistimi i qeverisë për të vazhduar implementimin e marrëveshjeve po e thellon krizën.
‘’Thellimi i kësaj krize është rezultat i drejtpërdrejt i insistimit të po kësaj qeverie të Mustafës e Thaçit për të vazhduar me zbatimin e këtyre marrëveshjeve pavarësisht kundërshtimit’’, është shprehur Krasniqi në facebook.
Ndërkaq, në fund ai ka bërë thirrje për protesta, duke e parë atë si të vetmen zgjidhje për daljen nga kriza.
‘’Zgjidhja është te qytetarët protestues, te ata dhe me ata të cilët për çdo herë e më shumë, janë të gatshëm të angazhohen politikisht për të mirën e Republikës. Zgjidhja nuk është te Jahjaga më 8 shkurt, por në shesh më 17 shkurt’’, ka thënë Krasniqi.