24 vjeçari nga Kosova dyshohet se tentoi t’i korruptojë policët në Durrës me 10 euro, procedohet penalisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    24 vjeçari nga Kosova dyshohet se tentoi t’i korruptojë policët në Durrës me 10 euro, procedohet penalisht

    Insajderi
    18 September 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare ka njoftuar se e kanë proceduar penalisht kosovarin 24 vjeçar me inicialet A.A, pasi i njejti dyshohet se ka tentuar të korruptojë policinë rrugore të Shqipërisë me 10 euro.

    Kosovari 24 vjeçar ishte ndaluar nga policia pasi kishte përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit të tij.

    “Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark