Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit.
Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.
Mësohet se 24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.
Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës, raporton Top Chanel.
Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.