24 vjeçari shqiptar infektohet me lijen e majmunit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    24 vjeçari shqiptar infektohet me lijen e majmunit

    Insajderi
    20 July 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 24-vjeçar shqiptar që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

    I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

    Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

    24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk tregohet,  fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit, shkruajnë mediet greke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark