Është vetëm 24 vjeçe, por ajo çka merr vëmendjen është profesioni i saj. Ndonëse një punë e tillë konsiderohet të jetë vetëm për djemë, ajo theu të gjitha tabutë.
Doruntina Rexhepi nga Ferizaj është automekanikja e parë femër në Kosovë, profesion ky e cila po sfidon edhe burrat.
Nisi qysh në moshë të re, ndëra sot është një profesioniste pasi realizoi ëndërrën e saj të kahmotshme.