24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviq.
Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.