Stafi komunal në Suharekë janë furnizuar me pije dhe shërbime të byfesë, me një çmim të parashikuar prej 25 mijë euro. Në këtë tender përfshihen pije të ftohta e të nxehta.
Gazeta Insajderi
Komuna e Suharekës, e udhëhequr nga Bali Muharremaj, ka nënshkruar kontratë “Furnizim me pije dhe shërbimet e bufes për stafin komunal – Ritender”.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 25 mijë euro.
Kontrata është nënshkruar me Grupin e Operatorëve Ekonomik “Arsim R.Kryeiu B.I, dhe Sefedin Zyrapi B.I”.
Por nuk dihet se cila ka qenë saktë shuma e kësaj kontrate. Në dokument shkruan se vlera e përgjithshme e kontratës është 2.86 euro. Pagesë kjo që zakonisht kalkulohet me poentim, bazë metër katrorë.
Sipas dosjes së tenderit, stafi komunal do të furnizohet me pije të nxehta, ku vlera totale e tyre është 10 mijë euro.
Aty hyjnë pije si psh: Kafe makiato e vogël, kafe makiato e madhe, kafe expres, nes kafe, qumësht me qokollat(Bambi), çaj të ndryshëm me filtera.
Pastaj pije të ftofta, me vlerë totale prej 5 mijë euro.
Ku ceken: Pije në kanaqe 0,33 litet( Coca-Cola,Coca-Cola zero, Fanta, Fanta Exotic, Sprite, Schweppes, Schweppes Tonik,Lemon Soda etj.)
Lëngje frutash paketim qelqi 250ml (pjeshke, mollë, portokall, dhredhëz, dardhë,anas, vishnje, boronicë etj.)
Lëngje frutash 0.5litër (pjeshke, mollë, portokall, dhredhëz, dardhë, vishnje, boronicë, çaj të ftoht, rrush, golden eagle etj.)
Dhe poashtu pije të ftohta, ku përfshihen ujë, me dhe pa i gazuar, me vlerë totale prej 10 mijë euro.
Ujë të pa gazuar 0,5 litër
Ujë të gazuar 0,5 litër
Ujë të pa gazuar me paketim qelqi 0.33 litër
Ujë të gazuar me paketim qelqi 0.33 litër.
Insajderi.org