Më 25 prill gjykata vendos për rastin e rrahjes së deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 25 prill gjykata vendos për rastin e rrahjes së deputetëve

    Insajderi
    20 April 2016 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 25 prill pritet që Gjykata Themelore në Prishtinë të jap verdiktin e saj lidhur me rastin e rrahjes së deputetëve.

    Kështu u njoftua në seancën e sotme ku u deklarua edhe mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu.

    Deklarata e tij erdhi si kërkesë e gjyqtarit më 15 prill, në ditën kur pritet që gjykata të jap verdiktin me arsyetimin se janë vërejtur disa paqartësi në raportin e mjekësisë ligjore, të cilat nuk përputhen me raportin e emergjencës.

    Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.

    Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.

    Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark