
Të paktën 25 persona pasi janë fundosur në brigjet turke teksa përpiqeshin të arrinin në Greqi, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndërkohë autoritetet maqedonase kanë vendosur kufizime të mëtejshme mbi refugjatët që po përpiqen të kalojnë kufirin grek.
Rojet bregdetare turke nisën një mision kërkimi dhe shpëtimi për emigrantët e tjerë që besohen të jenë zhdukur nga aksidenti, raportoi agjencia shtetërore turke “Anadolu”.
Rojet bregdetare kanë shpëtuar 15 refugjatë të tjerë jashtë vendpushimit Didim në Detin Egje.
Në mesin e të vdekurve përfshihen edhe 3 fëmijë, sipas agjencisë private të lajmeve Dogan.
Maqedonia ka vendosur që të lejoj të hynë vetëm refugjatët që besohet të vijnë nga zonat e luftërave.