Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani, ka qëndruar sot në Novosellë, konkretisht në vendlindjen e nënës së Nënë Terezës.
Sipas Nimanit kjo tokë mbetet simbol i shpirtit të palëkundur dhe vlerave njerëzore.
“Novosella, vend i shpresës dhe ndryshimit, ka dëshmuar gjithmonë aftësinë për të larguar të keqen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Kjo tokë, që i dha botës Nënën e nënës se madhe, Nënë Terezës, mbetet simbol i shpirtit të palëkundur dhe vlerave njerëzore”, është shprehur Nimani.
Më tutje ai tha se lista nr.137 është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës.
“Lista jonë, me nr. 137, është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës – e diturisë dhe sakrificës për të mirën e përbashkët. Si kandidat me nr. 25, e ndjej këtë përfaqësim si një përgjegjësi të lartë dhe një privilegj të veçantë. Bashkë mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë”, vazhdoi tutje ai.