Artan Nimani, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit me AAK’në, theksoi se një nga objektivat kryesore të kësaj aleance është rikthimi i Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë së Kosovës, një lider që, sipas Nimanit, ka demonstruar aftësinë për të udhëhequr në këtë periudhë sfidash të mëdha.
Nimani nga një tubim në Gramaqel dhe Jasiq të ri në Klinë deklaroi se këto dy qendra mbesin pika të fuqishme e mbështetjes së AAK’së.
“Gaamaqeli dhe Jasiqi i ri në ka qenë dhe mbeten një qendër e fuqishme e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë të fortë dhe të bashkuar.
Përkushtimi ynë për të rikthyer Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë së Kosovës buron nga bindja jonë e thellë se ai është lideri i duhur për të udhëhequr vendin në këtë kohë të sfidave dhe mundësive të mëdha”, tha ai.
“Me përvojën, guximin dhe vendosmërinë që e karakterizon, Haradinaj ka dëshmuar se është i gatshëm të marrë vendime të mëdha për të mirën e popullit dhe të shtetit. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një lider i tillë që e njeh rëndësinë e unitetit, forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesave tona kombëtare”.