Kandidati për deputet i koalicionit për Kosovën Fituese, Artan Nimani, mbajti një tubim elektoral me bashkëpartiakët e tij në Korishë të Prizrenit.
Nimani i 137’shit tha se aty pa një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, si deh u dëshmuan tradita e mikpritjes dhe vlerat e besës.
“Korisha dëshmoi edhe një herë se tradita e mikpritjes dhe vlerat e besës mbeten shtylla të forta të shoqërisë sonë. Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, banorët e kësaj zone treguan përkushtimin e tyre për të ardhmen, duke përkrahur vizionin dhe angazhimin tonë për ndryshim dhe zhvillim.
Koalicioni ynë, me numrin 137, po forcohet çdo ditë me mbështetjen e njerëzve të fjalës dhe veprës. Me besimin dhe energjinë tuaj, unë, me numrin 25, jam i përkushtuar të jem zëri juaj për një të ardhme më të mirë.
Bashkë për fitore!”, tha 25’shi i AAK’së.