25 të vdekur nga përmbytjet në Kentucky, mes tyre 6 fëmijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    25 të vdekur nga përmbytjet në Kentucky, mes tyre 6 fëmijë

    Insajderi
    30 July 2022 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që goditën Kentakin. Zyra e guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore raporton se 25 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, por sipas saj numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

    Ndër historitë tragjike që nisin të shfaqen 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët e tyre, të moshës tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç.

    Katër nga fëmijët që u gjetën të vdekur në kontenë Knott pas përmbytjeve shkatërruese në Kentakin lindor. Shtëpia rulotë e familjes u përmbyt shpejt me ujë duke e detyruar familjen të kërkonte strehim. Prindërit u përpoqën të shpëtonin fëmijët e tyre, por uji i fortë ua tërhoqi nga krahët e tyre.

    Guvernatori Andy Beshear tha se trupat e katër fëmijëve të zhdukur në kontenë Knott ishin gjetur pas përmbytjeve shkatërruese, por nuk dha detaje shtesë.

    Sipas guvernatorit, infrastruktura e shkatërruar e bën të vështirë arritjen e njerëzve të zhdukur nga përmbytjet

    Presidenti Biden po merr përditësime të rregullta për përmbytjet e shpejta në Kentaki dhe Shtëpia e Bardhë po vazhdon të monitorojë nga afër përmbytjet shkatërruese në Kentaki.

    Të premten Presidenti Biden i shpalli përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar në përpjekjet lokale të rimëkëmbjes.

    Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave. Qindra shtëpi në Kentaki janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve, tha guvernatori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark