×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    25 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza, goditet sërish edhe Bejruti

    Insajderi
    01 November 2024 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin qendror të Gazës u rrit në 25, përfshirë pesë fëmijë, ndërsa më shumë trupa u gjetën, kurse tre persona u vranë në një sulm ajror herët në mëngjes pranë kryeqytetit libanez, thanë zyrtarët të premten.

    16 persona fillimisht u raportuan të vrarë në dy sulme të enjten në kampin qendror të refugjatëve Nuseirat të Rripit të Gazës, raporton Associated Press.

    Në përgjithësi, spitali tha se ata kishin marrë 21 trupa të vdekur nga sulmet, duke përfshirë disa të transferuar nga spitali Awda, ku ishin sjellë një ditë më parë.

    Një nga sulmet vrau një 18-muajsh dhe motrën e tij 10-vjeçare – nëna e fëmijëve ishte zhdukur që nga e premtja dhe babai u vra nga një sulm ajror izraelit katër muaj më parë, u tha familja gazetarëve të AP-së në spitalin Aqsa.

    Pavarësisht presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në komunitetin ndërkombëtar për një armëpushim si në Gaza ashtu edhe në Liban, forcat ajrore të Izraelit goditën periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh gjatë natës, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa në disa lagje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark