![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një 25 vjeçar është therur shtatë herë me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Saradan të Istogut. Gazeta Insajderi mëson se i riu që u therë është Gent Madanaj.
Sipas Policisë, Madanaj u therë me thikë ne oborrin e shtëpisë së tij.
Për rastin, policia fillimisht ka arrestuar tre persona të dyshuar, të njëjtit pastaj janë liruar nga prokurori në procedurë të rregullt, shkruan Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se viktima është therur me thikë në disa pjesë të trupit, përfshirë edhe kokën, por se është jashtë rrezikut për jetë.
““Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë.”, ka deklaruar Gashi.