25 vjet nga vrasja e 12-vjeçarit palestinez që tronditi botën – po fshihej pas babait kur u qëllua nga forcat izraelite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    25 vjet nga vrasja e 12-vjeçarit palestinez që tronditi botën – po fshihej pas babait kur u qëllua nga forcat izraelite

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 30 shtator 2000, një ngjarje tragjike ndodhi në Rripin e Gazës që tronditi opinionin publik ndërkombëtar dhe u shndërrua në një nga pamjet më të fuqishme të konfliktit izraelito-palestinez. Muhamed al-Durrah, një djalë palestinez vetëm 12-vjeç, u vra nga forcat izraelite ndërsa qëndronte i strehuar pas trupit të të atit, Jamal al-Durrah, në përpjekje për t’u mbrojtur nga breshëria e plumbave.

    Pamjet televizive të transmetuara nga kanali francez France 2, të cilat tregojnë momentet e fundit të jetës së Muhamedit dhe përpjekjet e dëshpëruara të babait për ta mbrojtur, u përhapën me shpejtësi në mbarë botën. Ato u bënë simbol i vuajtjes së popullit palestinez dhe ndezën zemërim e protesta në shumë vende të botës arabe dhe përtej saj.

    Ngjarja ndodhi në ditët e para të asaj që më vonë u quajt Intifada e Dytë Palestinëse – një kryengritje masive kundër pushtimit izraelit, e cila zgjati disa vite dhe solli mijëra viktima nga të dyja palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark