Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të 25 vjetorit të ditës së Çlirimit të Kosovës, është shprehur falënderuese për kontributin e dhënë të ushtrisë amerikane ndaj Kosovës.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ndaj Kosovës ishin 25-vite shërbim dhe mbështetje e palëkundur e ushtrisë amerikane.
“‘Camp Bondsteel’ është mishërim i vërtetë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Në këtë 25 vjetor të çlirimit dhe çdo ditë tjetër: Faleminderit!”, ka shkruar Osmani.