250 mijë euro gjobë për tregtarët që spekulojnë me ‘Çokollatën e Dubait’ në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    250 mijë euro gjobë për tregtarët që spekulojnë me ‘Çokollatën e Dubait’ në Gjermani

    Insajderi
    10 January 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trendi i momentin në mbarë botën janë çokollatat e Dubait të cilat janë kthyer në një sensacion për blerësit dhe bizneset. Gjykata e Këlnit në Gjermani ka marrë masa më të ashpra lidhur me spekulimet e mundshme që bëhen mbi këtë produkt.

    Gjykata e Këlnit vendosi sot se vetëm ‘Çokollata Dubait’, e cila importohet nga Emirati Arab me të njëjtin emër, lejohet të mbajë këtë emër.

    Sipas vendimit të gjykatës, një produkt çokollate, e cila nuk prodhohet në Dubai nuk mund të quhet “Çokollatë e Dubait”.

    “Konsumatori beson se një produkt me këtë emër prodhohet në Dubai dhe kështu ka rrezik të mashtrohet”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

    Tregtarët që do të shkelin këtë vendim nga sot, do të dënohen me burgim deri në gjashtë muaj ose gjobë prej 250 mijë euro, nëse shesin “Çokollatën e Dubait”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark