"250 mijë euro janë ndarë për motrën e Artan Abrashit", nga LDK-ja i përgjigjen Hajrulla Çekut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “250 mijë euro janë ndarë për motrën e Artan Abrashit”, nga LDK-ja i përgjigjen Hajrulla Çekut

    Insajderi
    12 March 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli ia ka përmendur ministrit Hajrullah Çeku mijëra euro që ai ka ndarë Organizatës së tij dhe motrës së Artan Abrashit – deputetit të Vetëvendosjes.

    Reagimi i Pacollit ka ardhur pasi ministri Çeku “talli”, kreun e LDK’së Lumir Abdixhiku për deklaratën e tij për postin e kryeministrit.

    Pacolli ka cekur se ministri Çeku ka ndarë 250 mijë euro për motrën e Artan Abrashit( deputetit të VV-së nga qyteti i Hajrullah Cekut).

    Statusi i plotë i Egzon Pacollit:

    Para se të flasë për politikë, Hajrullah Çeku ka detyrë t’u përgjigjet qytetarëve për dyshimet serioze që rëndojnë mbi ministrinë që ai drejtoj gjatë qeverisë korruptive “Kurthi”

    – 257 mijë euro janë ndarë për OJQ-në e tij.

    – 250 mijë euro janë ndarë për motrën e Artan Abrashit( deputetit të VV-së nga qyteti i Hajrullah Cekut).

    Ti edhe morali politik, keni rrugë shumë të ndara!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark