KQZ pezullon partinë e Gjergj Dedajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ pezullon partinë e Gjergj Dedajt

    Insajderi
    09 February 2016 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjergj Dedaj e ka promovuar shumë anëtarësimin në këtë familje evropiane por shteti i Kosovës po i nxjerr probleme në veprimtarinë e partisë së tij.

    Partia Liberale e Kosovës, e udhëhequr nga Dedaj, ka statusin ‘parti e pezulluar’.

    KQZ-ja obligon partitë politike që të dorëzojnë përvitshëm formularin për të dhënat e ndryshuara. Afati i fundit i dorëzimit të ndryshimeve ishte 31 janari i këtij viti.

    Partia e Dedajt nuk e ka bërë këtë.

    Fat të ngjashëm me partinë e Dedajt ka pasur edhe Lëvizja Islame Bashkohu e Fuad Ramiqit, Partia e të Gjelbërve të Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar, Lëvizja e Re Demokristiane, Demokracia Sociale e Kosovës, Partia e Ballit dhe Republikanët e Kosovës.

    Ndërsa nga partitë minoritare janë pezulluar Nova Partija Kosova, Socijaldemoratija, Arodna Crnogorska Partija,  Srpska Narodna Partija Kosova dhe Jedinstvena Goranska Partija.

    KQZ ka njoftuar se partitë e pezulluara kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi.

    “Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark