Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani, ka njoftuar për një takim madhështor që u mbajt në Rogovë të Gjakovës, ku qindra qytetarë u bashkuan në mbështetje të koalicionit “Për Kosovën Fituese 137” të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Në këtë takim, Nimani theksoi energjinë dhe entuziazmin e qytetarëve për një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Rogova e Gjakovës ishte sot dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku qindra qytetarë u bashkuan në përkrahje të koalicionit tonë ‘Për Kosovën Fituese’. Ky takim madhështor tregoi qartë se jemi të gatshëm për një fitore të madhe më 9 shkurt,” tha Nimani, duke shtuar se ndihej i privilegjuar për mbështetjen e fuqishme që mori si kandidat me numrin 25 në listën e koalicionit.
Ai premtoi angazhim të palodhur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, duke e bërë atë më të drejtë dhe më të fortë.
Nimani gjithashtu tha se koalicioni “Për Kosovën Fituese” është zëri i qytetarëve që duan ndryshim dhe progres, duke apeluar për mobilizimin e të gjithëve për të arritur suksesin në zgjedhjet e ardhshme.
“Çdo votë më 9 shkurt është një hap drejt suksesit tonë të përbashkët,” shkroi ai në Facebook.