26 kompani të interesuara për fizibilitetin e kompleksit “Trepça” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    26 kompani të interesuara për fizibilitetin e kompleksit “Trepça”

    Insajderi
    22 June 2016 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit një prej pikave më me prioritet ishte ndërmarrja “Trepça” dhe tenderi i hapur i prokurimit për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale për studimin e fizibilitetit të Trepçës.

    Në këtë mbledhje u raportua për një interesim të madh të kompanive dhe konzorciumeve ndërkombëtare për të marr pjesë në këtë proces, me ç ‘rast 26 prej tyre kanë marr dosjen e tenderit deri më tani, përderisa 7 nga ato kanë dorëzuar ofertat.

    Kështu thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga AKP. Në ndërkohë, Menaxhmenti ka formuar Komisionin për Vlerësim të Ofertave nga ekspert të brendshëm. Për të monitoruar procesin janë ftuar pjesëtarë të Shoqërisë Civile si dhe përfaqësues të Zyrave Diplomatike në vend.

    “Ndër të tjera u diskutua gjerësisht mbi statusin e Trepçës, kornizën ligjore, operacionet ditore, të hyrat si dhe pagat dhe u vendos që Bordi i Drejtorëve së bashku me Menaxhmentin të bëjnë një vizitë, më 22 qershor 2016, në objektet dhe minierat e Trepçës”, thuhet në komunikatë.

    Bordi ka diskutuar edhe për lirimin e aseteve, dhe ësh të vlerësua progresi i arritur, duke falënderuar veçanërisht Policinë e Kosovës për përkrahje. Sa u përket aseteve në veri te vendit, u raportua për progresin e konsiderueshëm të arritur. Deri më tani nëntë shfrytëzues të aseteve kanë hyrë në marrëveshje të qirasë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shfrytëzuesve të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar marrëveshjen.

    Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi raportin e Komisionit për shitjen e 31 banesave të Ndërmarrjeve Shoqërore. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark