Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2562 testime për koronavirus dhe prej tyre 758 kanë rezultuar pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 944 persona.
Maqedonia Veriore aktualisht ka 20.751 raste aktive me COVID-19. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 79.190 raste, prej të cilëve 56.099 janë rikuperuar, kurse 2340 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme./AlsatM