×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    02 September 2021 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriore njofton se gjatë ditës së djeshme janë kryer 6.006 teste për Coronavirus dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 906 persona.

    Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të jetë stabil prej një jave, ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

    Dje janë regjistruar 26 viktima të tjera nga Koronavirusi në të gjithë vendin. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima.

    Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156.660. Rastet aktive me virus janë 14.785, ndërsa numri total i vdekjeve 5.964.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark