Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit, ku shtetasja me iniciale K. E., 26 vjeç ka tentuar të vethidhet nga kati i dytë i banesës.
26 vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, eshtetasja K. E., 26 vjeç, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.