26-vjetori i masakrës së Reçakut, Abdixhiku: Rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    26-vjetori i masakrës së Reçakut, Abdixhiku: Rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë

    Insajderi
    15 January 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak, me rastin e 26-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.

    Ai tha se kujtojnë me dhimbje e nderim sakrificën e viktimave të Reçakut dhe qëndresën e familjarëve e të mbijetuarve.

    “Sot, 26 vjet më pas, kujtojmë me dhimbje e nderim sakrificën e viktimave të Reçakut dhe qëndresën e familjarëve e të mbijetuarve që bartin ende plagët e asaj tragjedie. Ky krim mizor është më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot.

    Në këtë përvjetor, të gjithë ne kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut dhe të angazhohemi për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u ngrit Kosova. Lavdi përjetë viktimave të Reçakut dhe gjithë atyre që u flijuan për lirinë tonë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark