Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në Drenas kanë votuar 14.193 që në përqindje është 27 %.
Ajo ka thënë se gjithçka deri më tani ka shkuar në rregull në këto votime, ndërsa sa u përket parregullsive ajo ka thënë se, “duhet t’i drejtoheni Prokurorisë”.
Deri në orën 12:00, sipas raportimit të organizatës “Demokracia në Veprim”, kishin dalë në zgjedhje 13 për qind të qytetarëve që kanë të drejtë vote në Drenas.
Konferenca e radhës e Komisionit Qëndror Zgjedhor pritet të mbahet në orën 19:00. /Insajderi.com