Policia e Kosovës ka njoftuar se i plagosuri 27-vjeçar nga Peja me iniciale B.N. është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar nga spitali pas dhënies së ndihmës mjekësore.
Babai i të plagosurit me iniciale I.N dyshohet se është vrarë nga djali i hallës së tij shkaku i një borxhi prej 75 mijë eurove që dorasi ia kishte tashmë të ndjerit.
PK-ja njofton se ka arrestuar edhe të dyshimtin e dytë dhe ka konfiskuar armën e tipit “V.B.V Bernardelli” cal: 7.65mm dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra.
“Të dyshuarit janë: H.A (1996)- i arrestuar ne vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale”. /Insajderi.com