×
  • Lajme
  • Lajme

    270 mijë euro mashtrim në Istog, arrestohen edhe dy persona të tjerë

    Insajderi
    11 July 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi raportoi dje për një mashtrim të madh që dyshohet se iu bë një personi, vlera e të cilit kap shifrën e 270 mijë eurove.

    Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, duke e çuar numrin total të të arrestuave në katër.

    Kështu bëjnë të ditura burimet e Gazetës Insajderi brenda organeve të drejtësisë në vend.

    Përvec arrestimit të dy personave të tjerë,  në raportimin e Insajderit, janë dhënë detaje lidhur me mënyrën se si u krye mashtrimi dhe rënia në pranga të dy të dyshuarve të parë që u arrestuan Berat Mehmetukaj dhe Florentina Dakaj.

    Gazeta Insajderi ka sjellur detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë, e cila ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Mehmetukajt dhe Dakajt për veprën penale “Mashtrimi”.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhet se që nga viti 2022 e deri më qershor të këtij viti, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ata kanë dëmtuar viktimën dhe e kanë stimuluar ta blejnë një lokal në Istog.

    Sipas dosjes, dy të dyshuarit nga i dëmtuari kanë përfituar 270 mijë euro.

    “Që nga periudha kohore e vitit 2022, në vazhdimësi, e gjer me dt 17.06.2024, në Istog, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin dhe vazhdojnë lajthimin ndaj tij, dhe me këtë e nxisin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që të pandehurit Florentina Dakaj dhe Berat Mehmet Ukaj, në emër të kinse të blerjesë së një lokali në Istog dhe rritjes së vlerës së tij, nga i dëmtuari kanë përfituar para në shumë prej 270.000 euro, ku nga kjo shumë 188.865,00 euro i dëmtuari i ka transferuar 270 mijë euro”, thuhet ndër të tjera në dosje.

    Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve nën arsyetimin se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale në rast se lihen të mbrohen në liri.

    Pas 48-orësh, pritet të mbahet seanca dëgjimore për ta caktuar një vendim lidhur me dy të dyshuarit.

    Përgjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës kanë arrestuar Berat Mehmetukaj dhe Florentina Dakaj, ndaj të cilëve iu është caktuar masa 48-orëshe. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark