Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit “kanë përfunduar te dostat”, me negociata “në katër sy”.
“𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, ka shkruar Bajrami.