Një 28 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Insajderin ka deklaruar se ajo është në gjendje shumë të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën. Nē konsultim me prokurorin ështē hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”, ka deklaruar Bytyqi.
Rasti është në hetime.”