Boksieri i famshëm kosovar, Haxhi Krasniqi e ka zyrtarizuar meçin dhe kundërshtarin e radhës. Jurgen Doberstein do të jetë meçi i radhës për boksierin junikas i cili do të mbahet në Saarbrucken të Gjermanisë me datë 15 korrik.
“Tani është zyrtare: Me datë 15 Korrik do të luftoj kundër Kampionit WBA Inter-Continental dhe Numrit 11 të Botës Jürgen Doberstein. Kjo do të jetë lufta ime e 50 dhe do te mbahet në Saarbrücken të Gjermanisë. Jam gati dhe i gëzohem shumë kësaj sfide” shkruan Kraniqi në Facebook.
Junikasi ka zhvilluar dy takime, që prej sfidës që i bëri kampionit të kategorisë “Light-Heavyweight”, gjermanit Jurgen Brahmer, të cilën e humbi me nokaut.
Tani ai do të sfidojë një tjetër kampion që mban titullin e po kësaj peshe, në WBA Iner-Continental., Jurgen Dorebstein. /Insajderi.com