28’shi i LDK-së në vendin e dajve të tij: Ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të njerëzve të mi – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    28’shi i LDK-së në vendin e dajve të tij: Ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të njerëzve të mi

    Insajderi
    23 January 2025 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK’ës për deputet njëherit edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj mbrëmë ka qëndruar në Korishë.

    Zogaj ka thënë se aty është vendi i dajve të tij, dhe se aty ka ndjerë ngrohtësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të qytetarëve.

    “Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e nëndegës së Korishës, vendin e Dajve të mi, ku ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të njerëzve të mi. Ishte një moment i veçantë dhe emocionues për mua, teksa pashë entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për vizionin tonë të përbashkët.
    Falenderoj nga zemra Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj për nderimin dhe mbështetjen e tyre, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe përkushtimin që po i japin kauzës sonë.
    Korisha ka qenë dhe do të mbetet një shembull frymëzues për mua, dhe ndihem shumë krenar që jam pjesë e kësaj trashegimie”, u shpreh Zogaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark