29 të mbijetuar e 38 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    29 të mbijetuar e 38 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

    Insajderi
    26 December 2024 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    29 persona kanë mbijetuar pasi aeroplani i “Azerbaijan Airlines” shpërtheu në flakë pasi u rrëzua pranë qytetit Aktau të Kazakistanit të mërkurën paradite.

    Në fluturim ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. 38 nga ta kanë vdekur, sipas zëvendëskryeministrit të Kazakistanit, Kanat Bozumbayev.

    Autoritetet kazake thanë se të mbijetuarit, që besohet se përfshijnë dy fëmijë, po trajtohen në një spital. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka thënë se disa janë në gjendje kritike.

    Aeroplani ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në qytetin rus të Groznyt në Çeçeni. Sipas vlerësimit fillestar, të dy pilotët kanë vdekur në përplasje, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

    Aeroplani u rrëzua dhjetëra kilometra larg vendit ku bëri kërkesë për ulje emergjente. Sipas shërbimit të aviacionit rus, aeroplani dyshohet se u godit nga një tufë zogjsh.

    Autoritetet kazake kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që përmban të dhënat e fluturimit dhe pritet të përcaktojë shkakun e përplasjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark