Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit 29 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet njoftuan se u kryen 3978 testime prej të cilave 1402 persona rezultuan pozitivë. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 603 infeksione.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 131 mijë raste me koronavirus, 3810 prej të cilëve kanë humbur jetën.