29 vjeçari kapet duke kontrabanduar vazo me lule, dyshohet se janë nga Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    29 vjeçari kapet duke kontrabanduar vazo me lule, dyshohet se janë nga Serbia

    Insajderi
    15 May 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme (e hënë) në magjistralen Kamenicë-Gjilan ka ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkullin me shtetësi kosovare me iniciale B.A., i moshës 29-vjeçare.

    Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: 93 pako, 1245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.

    Policia tha se janë duke e trajtuar rastin dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.

    Sipas tyre, ky aksion është në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, me çrast janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark