29-vjeçarja angleze mbytet gjatë zhytjes, arrestohet 45-vjeçari nga Saranda që nuk siguroi kushtet teknike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    29-vjeçarja angleze mbytet gjatë zhytjes, arrestohet 45-vjeçari nga Saranda që nuk siguroi kushtet teknike

    Insajderi
    20 September 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 45-vjeçar, banues në Sarandë, është arrestuar pas mbytjes së një 29-vjeçareje angleze. Bëhet e ditur se 45-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

    29-vjeçarja britanike është mbytur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë një ekspedite zhytjeje me përgjegjës 45-vjeçarin.

    Nga verifikimet ka rezultuar se S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark