Futbollistit të Manchester Cityt dhe përfaqësueses kosovare, Bersant Celina, iu është bashkuar tek kombëtarja kosovare edhe vëllai i tij Loti Celina, i cili luan me ekipin e të rinjve të klubit norvegjez, Stromsogdset.
Loti, për dallim nga Bersanti do të luajë fillimisht me kombëtaren U-19 të Kosovës, e më pas do të aspirojë që të ngjitet tek ekipi A i Kosovës sikurse vëllai i tij.
Grumbullimin e tij me kombëtaren e Kosovës U-19 e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është shfaqur lista e 24 futbollistëve të ftuar.
Loti Celina është vetëm 15-vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë me klubin norvegjez deri në vitin 2017. /Insajderi.com