3.2 milionë euro dëm për KEK-un e shmangie tatimore mbi 500 mijë euro- Detaje nga Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    3.2 milionë euro dëm për KEK-un e shmangie tatimore mbi 500 mijë euro- Detaje nga Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit

    Insajderi
    20 August 2024 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

    Ish-Kryeshefit të KEK-ut, dyshohet t’i ketë shkaktuar Korporatës Enegjeretike të Kosovës 3.2 milionë euro dëme, shmangie tatimore prej mbi 500 mijë euro si dhe favorizimin e një kompania sllovene (të palicensuar) duke e lejuar të tregojë energji elektrike në Kosovë në kundërshtim me ligjet.

    KEK-u në krye me Krasniqin, ka nënshkruar kontrata kornizë me tregtarë të cilëve nuk u është njohur licenca në Kosovë. Përkundër reagimeve dhe shkresave zyrtare nga ZRRE që të ndalojë aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrje të pa licencuar, KEK-u ka vazhduar të kryejë aktivitete në kundërshtim me obligimet ligjore.

    Sipas aktakuzës, “duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri më datë 19 prill 2023 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar respektivisht Kryeshefit Ekzekutiv në KEK, shfrytëzon detyrën zyrtare me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” – HSE nga Sllovenia t’ia mundësoj tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me nenin 32 par. 2 dhe 3 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenin 28 par.1 dhe par.2 dhe nenin 30 par. 1 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark