Ndonëse u pretendua për të kundërtën, Britania e Madhe me referendum, vendosi që të dalë nga Bashkimi Evropian.
Mirëpo a do të realizohet në praktikë kjo ndarje?
Gazeta britanike The Independent, ka radhitur pesë mënyra se si BREXIT do të mund të stopohej, transmeton Klan Kosova.
Mbajtja e një referendumi të dytë
Sekretari i Shëndetit në Britani të Madhe. Jeremy Hunt, ka bërë thirrje për një referendum të dytë me përcaktime të tjera.
Skocia dhe Irlanda Veriore mund t’i vënë veto
Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë të premten se Skocia do të donte të rrinte pjesë e BE-së dhe po ashtu e Britanisë, dhe dot ë jetë e detyruar që t’i vërë veto BREXIT-it, në mënyrë që ta parandalojë daljen e Skocisë na unioni pa vullnetin e qytetarëve të kësaj pjese të Britanisë.
Politikanët do ta vononin implementimit e të ashtuquajturit “Artikulli 50”
Secili që ishte kundër BREXIT-it, e ka theksuar se nuk është me nguti që të implementohet Artikulli i 50-të i Traktatit të Lisbonës që e parasheh daljen e një shteti nga BE-ja. Edhe pse Parlamentarët Europianë kanë kërkuar që procedurat të kryhen sa më shpejt, asgjë s’pritet të përfundohet para vitit 1919.