Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shtatë muaj, ka shpenzuar mbi 7 mijë euro. Këto para të buxhetit shkuan për reprezentacion dreka dhe karburante. Gazeta Insajderi ju sjell detaje që posedon nga shpenzimet e këtij dikasteri.
Gazeta Insajderi
Nga muaji janar i këtij viti e deri në korrik, ministrja Albulena Haxhiu, ka shpenzuar 7 mijë e 215 euro.
Sipas listës të siguruar nga Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike, ministrja 3 mijë 525 euro ka harxhuar për reprezentacion dreka.
Edhe për karburant Haxhiu nga buxheti shtetit u pagua 2 mijë euro.
Në anën tjetër, ajo ka ‘kursyer’ për shpenzimet e udhëtimit zyrtar, mëditjet, biletat dhe shpenzimet për telefon.
Për udhëtime harxhoi 328 euro, ndërsa për bileta 530 euro, dhe 400 të tjera u dhanë për telefon
Ndonëse, Albulena Haxhiu kryeson listën për shpenzime në këtë ministri, edhe kabineti i saj nuk është se kanë dal ‘bosh’.
Sa shpenzuan vartësit e ministres?
Pas ministres Haxhiu, i dyti për shpenzime është, Genc Nimoni, këshilltari i Lartë/ Shef Kabineti.
Nimoni, ka shpenzuar 1 mijë e 669 euro për akomodim dhe 1 mijë e 358 euro për bileta. I njëjti për mëditje u pagua 748 euro.
Genc Nimoni, në total nga MD për shtatë muaj ka marrë, 4 mijë e 849 euro.
Lista vazhdon me këshilltaren politike të ministres, Nazile Bale, e cila ka shpenzuar 3 mijë euro. E njëjta 1 mijë e 344 euro i ka shpenzuar për udhëtim zyrtar.
Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, nga buxheti shtetit shpenzoi 2 mijë e 538 euro.
Pjesën me të madhe të harxhimeve ai e bëri në karburant, duke shpenzuar 1 mijë e 615 euro./Insajderi.org/