3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

    Insajderi
    28 March 2024 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha situatave në vijim janë të gjitha pikëpyetje që mund t’ju mbajnë gjatë pa një vendim të caktuar.

    Por, përveç faktorëve të jashtëm që mund të çojnë drejt ndarjes së një çifti, përpara se të ndërmerrni hapin e rëndësishëm të divorcit, bëjini vetes këto tre pyetje dhe më pas veproni!

    1 A po kërkoj një rrugëdalje?

    Nëse shpresoni që bashkëshorti/ja juaj thjesht do t’ju tradhtojë, në mënyrë që t’i jepni fund marrëdhënies, duhet të rivlerësoni në radhë të parë pse jeni ende në këtë lidhje. Ju nuk duhet të kërkoni një justifikim për të qenë të lumtur. Nëse keni qenë të pakënaqur në romancën tuaj, është e qartë se partneri/ja ka ndryshuar dhe ju po kërkoni një rrugëdalje. Divorci mund të jetë një prej zgjedhjeve.

    2 A mjafton që nuk jam më i/e zemëruar?

    Kur nuk jeni më të zemëruar me tjetrin, nuk jeni më të investuar emocionalisht, prandaj, nuk shqetësoheni më për fundin e martesës. Kjo është një shenjë që ju duhet të divorcoheni. Kur ju nuk ndjeni më pakënaqësi ose nuk kujdeseni më për atë që bën partneri /ja juaj, duhet thjesht të ndaheni. Nëse jeni në atë pikë të raportit saqë nuk ju intereson asgjë që bën partneri/ja juaj, ky është një tjetër flamur i kuq pse ju duhet të shkoni drejt divorcit.

    3 Jeni thjesht të papajtueshëm?

    Pajtueshmëria shihet si një afrim natyral i zgjedhjeve dhe vlerave të stilit të jetesës mes dy njerëzve. Njerëzit me vlera të përbashkëta dhe zgjedhje të njëjta janë më të përputhshëm, ndërsa njerëzit që nuk ndajnë të njëjtat vlerat ose zgjedhje thjesht janë të papajtueshëm. Pse të përpiqeni të detyroni dikë të rrijë në një marrëdhënie, kur mund të gjeni dikë tjetër me të cilin/ën të përputheni?

    Pra, para se të ndaheni, më parë jepuni përgjigje këtyre tre pyetjeve!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark